09:50 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / C E

Vedat Muriqi e thotë me gojën e vet, tregon ku do të luaj sezonin e ardhshëm

Vedat Muriqi ka qenë një nga lojtarët më të përfolur në mediumet ndërkombëtare për një largim të mundshëm nga Fenerbahce.

Pas një sezoni shumë të mirë, sidomos në pjesën e parë, sulmuesi kosovar kishte rënë në radarët e shumë skuadrave të mëdha evropiane.

Për të ishin interesuar Manchester United, Tottenham e Lazio, shkruan Indeksonline.

Megjithatë, futbollisti nga Prizreni duket se dëshiron të qëndroj në Fenerbahce të paktën edhe një sezon.

I pyetur nga televizioni turk NTV për të ardhmen, Muriqi tha se dëshiron të futet në histori të Fenerbahces duke fituar tituj vendorë dhe evropianë.

Unë i shërbej komunitetit që kam ëndërruar. Dua ta fitoj tituj kampioni këtu dhe të korr sukses të madh në Evropë”, tha Muriqi për NTV.

Shtatëlarti madje shkon edhe më në ekstrem duke pohuar se do të përfundoj karrierën te skuadra nga Stambolli.

Unë gjithmonë them se karrierën dua ta përfundoj këtu”, shtoi 26-vjeçari.

Mediat turke shpesh kanë raportuar se Fenerbahce mund ta shesë Muriqin, i cili mund të kushtojë më shumë se 20 milionë euro, për t’i balancuar llogaritë në kohë krize të shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Muriqi ka kontratë me gjigantin e Superligës turke deri në qershor të vitit 2023. /IndeksOnline/