08:12 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / G T

Vedat Muriqi ëndërron Kupën e Mbretit, ky ishte reagimi i tij pas ndeshjes mbrëmë

Skuadra e Mallorcas arriti të kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Mbretit pasi mbrëmë eliminoi Real Sociedadin pas penalltive.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi mori përsipër penalltinë e parë mbrëmë dhe nuk gaboi, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, Muriqi publikoi një foto dhe duket se e ëndërron vërtetë Kupën e Mbretit, që sigurisht se do të jetë e mundur.

Kujtojmë që gjysmëfinalja e dytë është ajo mes Atletico Madrid dhe Athletic Bilbaos dhe sonte mësohet kundërshtari i Muriqit në finalen e Copa del Rey.

Mallorca e kishte fituar njëherë titullin e Copa del Rey. Ishte sezoni 2002/03, ku skuadra spanjolle arriti fitore 3:0 ndaj Rectreativo./Indeksonline/