Vedat Muriqi: Erdhëm në Angli për të fituar
Sulmuesi në formë, Vedat Muriqi ka thënë se në Angli kanë udhëtuar për fitore.
Në një intervistë për Supersport, ai ka pranuar se në pjesën e parë nuk luajtën mirë, por u rikthyen në pjesën e dytë.
“Pjesën e parë një lojë jo e mirë, pjesën e dytë u kthjellëm u zgjuam prej gjumit, patëm rastin të shënojmë edhe dy herë por shpresojë se do të vazhdojmë mirë me Malin e Zi“, ka thënë Muriqi.
“Lojtarët e Anglisë janë lojtar me shumë përvojë. Ne e kemi një ekip futbolli që synon çdo ndeshje me fitu. Ne erdhëm këtu me fitu, udhëtuam për me shënu fitore, erdhëm me fitu kundër Anglisë“, tha ndër të tjera sulmuesi i Fenerbahces.
Vedat Muriqi bëri dy asistime dhe shënoi golin e tretë nga penalltia. /IndeksOnline/