Vedat Muriqi: Fitore që ngritë nivelin e atmosferës brenda grupit

Vedat Muriqi, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka folur pas ndeshjes me Lituaninë.
Kosova arriti fitore të thellë në ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 4 me 0 ndaj Lituanisë, shkruan IndeksOnline.
Muriqi i cili shënoi një gol në këtë përballje, tha se kjo fitore do t’i ngritë nivelet e atmosferës brenda grupit.
“Siç e dini edhe ju, vitin e kaluar nuk patëm rezultate të mira. Kjo fitore ishte e rëndësishme për ne. Ta fillojmë këtë grumbullim me fitore dhe ta ngrisim nivelin e atmosferës që kemi brenda në grup. Festa mbaron sonte, sepse kemi dy ndeshje tejet të rëndësishme. Shpresojmë që me Suedinë të marrim pikë, kurse me Spanjën do të jetë vështirë pasi ata janë dinamo e futbollit, por as atje nuk shkojmë të dorëzuar”, ka thënë Vedat Muriqi.
Kujtojmë që ‘Dardanët’ të dielën presin Kombëtaren e Suedisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’./IndeksOnline/