Vedat Muriqi golashenuesi më i mirë i Kosovës, prin bindshëm para futbollistëve tjerë

Vedat Muriqi prej kohësh është golashenuesi më i mirë i Përfaqëseuses së Kosovës në futboll.
”Pirati” të hënën shënoi një tjetër gol, në fitoren 2-0 të Kosovës ndaj Suedisë, duke çuar në 32 numrin e golave me fanellën ”dardane”, shkruan IndeksOnline.
Muriqi prin bindshëm me gola para futbollistëve tjerë, ku i dyti renditet Milot Rashica me 12 gola.
Në vendin e tretë ndodhet Arbër Zeneli me 9 gola,i cili prej kohësh nuk është ftuar në ndeshjet e Kosovës, derisa kapiteni Amir Rrahmani është i katërti me 7 gola.
Në top 10 golashenuesit më të mirë të Kosovës janë edhe Albion Rrahmani, Elbasan Rashani, Edon Zhegrova, Valon Berisha, Benjamin Kololli dhe Lumbardh Dellova./IndeksOnline/
