Vedat Muriqi: Golin ia dedikova gruas sime, luftova shumë për t’u rikthyer

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për faqen zyrtare të klubit të Mallorcas ka treguar rreth emocioneve të rikthimit në fushë nga lëndimi.
Muriqi mungoi te skuadra spanjolle për më shumë se tre muaj për shkak të lëndimit që e kishte pësuar në nëntor me Kosovën, shkruan Indeksonline
Lojtari “Dardan” arriti të shënonte gol në ndeshjen e fundit, për t’ia dhënë tri pikë të mëdha klubit të tij në La Liga.
“Unë kam një mentalitet të fortë. Nuk e dija se lëndimi i muskujve është kaq i vështirë.
“Kur e kuptova se do të startoj ndeshjen, thashë me vetën se është momenti të realizoj gol. Ishte një ndjenjë speciale, të shënoja para tifozëve.
“Festova për familjen time, për gruan dhe fëmijët e mi”, u shpreh Muriqi gjatë kësaj interviste
Vedat Muriqi gjatë këtij sezoni në La Liga ka shënuar pesë gola në 16 ndeshje dhe ka bërë dy asiste./Indeksonline/