Vedat Muriqi i lodhur nga negociatat: “Dua të transferohem te Lazio”

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, më në fund ka folur publikisht rreth transferimit të tij te Lazio.
Lojtari i Fenerbahces, publikisht ka kërkuar që të transferohet te Lazio, transmeton Indeksonline.
“Fenerbahce ka një vend të veçantë tek unë. Unë dua të largohem nga këtu me një lamtumirë elegante, duke qenë hallall, duke u përqafuar. S’kam qenë asnjëherë pjesë e negociatave. Lazio do të paraqitet në Serien A dhe Ligë të Kampionëve, është një hap i rëndësishëm për të ardhmen time.
“Sidoqoftë, kjo zgjatje e procesit ka filluar të më lodh. Do t’ishte mirë që të përfundonte sa më shpejtë”, ka thënë Muriqi./Indeksonline/