75 Mall Live Search
15:35 / E Shtunë, 18 Tetor 2025 / Gj Sh

Vedat Muriqi i pandalshëm në La Liga, shënon tjetër gol me Mallorcan (VIDEO)

Vedat Muriqi po kalon një prej sezoneve më të mirë në karrierë.

Sulmuesi i Kosovës sapo ka shënuar një tjetër gol me fanellën e Mallorcas, shkruan IndeksOnline.

Muriqi shënoi golin e barazimit ndaj Sevillas, në minutën e 67-të.

“Pirati” siç njihet ndryshe, ka arritur në 6 gola këtë sezon në La Liga, duke qenë aktualisht në mesin e tre golashenuesve më të mirë.

Ai e ka barazuar me gola Julian Alvarezin e Atletiko Madridit, derisa para tij është vetëm, Kylian Mbappe, me 9 gola./IndeksOnline/