75 Mall Live Search
21:36 / E Shtunë, 27 Gusht 2022 / C E

Vedat Muriqi ia siguron tri pikë Mallorcas

“Derbi” mes Ivan Balliut dhe Vedat Muriqit në “Campo de Futbol de Vallecas” është mbyllur me fitoren 0-2 në transfertë të Mallorcas ndaj Rayo Vallecano.

Ndeshja është dominuar e gjitha nga ekipi i mbrojtësit “kuqezi” megjithatë fati ishte në anën e miqve dhe sulmuesit dardan.

Kështu pas tre javësh kampionat në La Liga, Mallorca merr fitoren e parë dhe renditet në vend të shtatë me 4 pikë.

Ndërsa Rayo Vallecano pëson disfatën e parë në këtë edicion dhe si rrjedhojë aktualisht renditet në vend të nëntë të tabelës së La Liga-s me 4 pikë të grumbulluara.