Vedat Muriqi kërkon tre pikë ndaj Atletikos

Vedat Muriqi e ka nisur mirë sezonin e ri me skuadrën e Mallorcas.
Sulmuesi kosovar ka shënuar tre gola në tre ndeshje të La Ligas, ku la gjurmë edhe ndaj Real Madridit, shkruan IndeksOnline.
Mallorka këtë fundjavë përballet me Atletiko Madridin, derisa ”Pirati” ka thënë se do të luajnë për fitore dhe të marrin tre pikë nga kjo përballje.
“Në fund, në nivel personal është çështje besimi për një sulmues. Jam i lumtur, e vërteta është që kam shumë më tepër besim dhe më vjen keq që dy golat e mi nuk kanë vlejtur për asgjë, por unë mendoj se duhet të vazhdojmë kështu. E kemi nisur keq, kjo është realiteti, por ky është futbolli. Prandaj nuk kemi tjetër Mallorca, do të bashkohemi dhe kjo nis që nga e diela në shtëpinë tonë, para tifozëve tanë. Të motivohemi maksimalisht dhe do të nxjerrim tre pikët e para. Do të kërkojmë mënyrën që të mos gabojmë si ditën tjetër, dhe fundjavën me ta, me ju gjithashtu, do t’i marrim tre pikët e para që janë shumë të rëndësishme tani”, tha Muriqi për faqen zyrtare të klubit të Mallorcas./IndeksOnline/