16:07 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Vedat Muriqi lojtari me më së shumti duele të fituara në Superligën turke

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi po shkëlqen në Superligën e Turqisë me skuadrën e tij, Çaykur Rizespor.

Ai përfundoj sezonin në Superligën turke si golashënuesi i dytë më i mirë me 17 gola  e 8 asistime, transmeton Indeksonline.

Por përveç golave, Muriqi ka qenë mjaft i mirë edhe në tjera gjëra brenda fushës.

Sulmuesi kosovar është lojtari që ka arritur të fitoj më së shumti duele në Superligën e Turqisë.

Aplikacioni i statistikave në futboll “Optacan” ka treguar që Muriqi ka arritur të fitoj 287 duele. Pas tij vijnë Douglas(279), N’Sakala(240), Aytaç Kara(232) dhe Trezeguet(232).

Për Muriqin ka pasur shumë spekulime se është afër një kalimi tek gjiganti turk, Fenerbache por edhe mediat në Spanjë kanë shkruar që Real Betis janë të interesuar për shërbimet e sulmuesit kosovar./Indeksonline/