Vedat Muriqi në paraqitje të rrallë me djalin në krah
Një super futbollist që po kalon në një formë të mirë, është padyshim ylli i Kosovës Vedat Muriqi, shkruan Indeksonline.
Ai përpos që po shkëlqen në përfaqësuesen e Kosovës, formë të mirë po kalon edhe në skuadrë turke Fenerbahce.
Ai për çdo lojë dallohet me shënimin e golave, duke dëshmuar se është një sulmues klasi.
Herë pas here ai shfaqet edhe me gruan dhe djalin e tij, duke treguar se gëzon një familje të shëndoshë.
Edhe së fundmi ai është paraqitur me djalin në krah, duke shijuar secilin moment pranë tij.
Kujtojmë që forma e tij e mirë ka bërë që ai të këkohet nga shumica e klubeve të mëdha europiane. /Indeksonline/
