75 Mall Live Search
10:33 / E Premte, 12 Mars 2021 / Blerim

Vedat Muriqi një bamirës i vërtetë, dhuroi mbi 2 mijë euro për djalin e sëmurë

Vedat Muriqi, sulmuesi i Kombëtares së Kosovës nuk mendon vetëm për futbollin.

Së fundi, kosovari dhuroi mbi 2 mijë euro për pacientin e SMA, Ahmet në Turqi, shkruan IndeksOnline.

Mediat në Turqi e kanë vlerësuar shumë yllin e Lazios, pasi u fut në rrjetet sociale dhe tregoi se po i ndihmon djaloshit.

“400 balona janë edhe nga unë për vëllain tim Ahmet”, ka shkruar Muriqi.

Sipas mediave, Muriqi dhuroi 20 mijë lira turke – e që në euro i bije 2200./IndeksOnline/