Vedat Muriqi përfshihet në formacionin e javës në La Liga

Vedat Muriqi po vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit spanjoll, me Mallorcan.
Muriqi shënoi edhe këtë vikend, ndaj Villarrealit, duke e shtuar poashtu edhe një asistim.
Ai me këtë gol ka arritur në shifrën e 7 golave, nga 11 sa i ka shënuar në total skuadra e Mallorcas, në La Liga.
Kosovari pas kësaj paraqitje fantastike është përzgjedhur në formacionin e javës, duke u notuar me notën 8.4
