14:45 / E Diele, 26 Dhjetor 2021 / LB

Vedat Muriqi po kërkohet nga kjo skuadër angleze

Vedat Muriqi nuk po arrin të lërë shenjë te Lazio. Klubi italian shpenzoi 20 milionë euro për shërbimet e tij në shtatorin e vitit të kaluar, por sulmuesi nga Prizreni ka shënuar vetëm një gol në Serie A me skuadrën bardhekaltër.

27-vjeçari dëshiron të rikthehet në Turqi, aty ku shkëlqeu me Fenerbahce dhe Rizespor. Emri i tij lidhet prej kohësh për një rikthim në Stamboll, por Muriqi mund të përfundojë në Angli.

Gazetari turk, Ekrem Konur shkruan se lojtari i Kosovës kërkohet nga Hull City, skuadër që garon në Championship, divizioni i dytë i futbollit anglez.

“Tigrat” po hasin vështirësi në kampionat, për momentin renditen në vend të 19-të, me vetëm katër pikë më shumë se zona e ftohtë.