Vedat Muriqi rikthehet në stërvitje me Mallorcan, rikujton tregolëshin e shënuar me Kosovën

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer menjëherë në stërvitje me skuadrën e Mallorcas.
Në videon e publikuar nga faqja zyrtare e klubit spanjoll, shihet lojtari “dardan”, shkruan Indeksonline
Ai shfaqet në video, duke ngritur lartë tre gishtrinjtë, duke treguar se shënoi hat-trik me Kosovën ndaj Islandës.
Skuadra e tij spanjolle gjatë vikendit do të luajë ndaj Valencias, ditën e diel nga ora 18:30, ndeshje e vlefshme për javën e 29-të në La Liga./Indeksonline/
El pirata llega muuuuy enchufado 👌🏻 pic.twitter.com/IoHlsoRWni
— RCD Mallorca (@RCD_Mallorca) March 25, 2025