Vedat Muriqi rikthehet nga lëndimi, ia siguron tri pikë Mallorca-s

Skuadra e Mallorca-s ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Rayo Vallecano me rezultatin minimal 1:0, në javën e 10-të në La Liga.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, shkruan Indeksonline
Muriqi shënoi me kokë në minutën e 75’të për t’ia siguruar tri pikë ekipit të tij.
Kujtojmë që Muriqi kishte munguar disa ndeshje për ekipin spanjoll, madje edhe për Kosovën në takimet e muajit tetor në UEFA Nations League.
Vedat Muriqi gjithashtu u bë edhe lojtari i ndeshjes.
Me këtë fitore, Mallorca shkon në kuotën e 17 pikëve në pozitën e 5-të në La Liga./Indeksonline/
🏴☠️ Le Pirate, Vedat Muriqi, délivre Mallorca grâce à son talent incontournable : son jeu de tête exceptionnel !#MallorcaRayo
— 100% Liga (@FoudeLiga) October 20, 2024
pic.twitter.com/hVjTb19ub6