15:17 / E Enjte, 12 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vedat Muriqi shijon çdo moment pranë gruas dhe djalit

Sulmuesi i njohur i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një formë shumë të mirë si në kombëtare ashtu edhe në ekipin turk ku luan, në Fenerbahche.

Ai ka shënuar deri tani 9 gola në Superligën e Turqisë, duke u vënë nën ‘llupën’ e shumë klubeve të mëdha evropiane, shkruan Indeksonline.

Vedati gjithashtu gëzon një familje të lumtur me gruan Ediben dhe djalin e tij.

Së fundmi ai ka publikuar fotografi duke shijuar momente relaksi së bashku me gruan dhe djalin. /Indeksonline/