75 Mall Live Search
18:34 / E Premte, 14 Nëntor 2025 / Gj Sh

Vedat Muriqi: Shpresojmë në fitore ndaj Sllovenisë

Përfaqësuesja e Kosovës ka arritur në Lubljanë, ku të shtunen do të përballet me Slloveninë, për kualifikueset e Kupës së Botës.

Në prag të kësaj sfide, në konferencë për media ka folur selektori Franco Foda dhe sulmuesi Vedat Muriqi, shkruan IndeksOnline.

Muriqi para gazetarëve tha se do të jetë një ndeshje e vështirë, por shpreson në fitore deri në momeentet e fundit.

“Besoj që ka me qenë ndeshje më e vështirë se ajo në Kosovë. Sllovenia duhet me patjetër të fitojë, nëse dëshiron të bëjë diçka në këtë grup. Normal që ne duhet së pari me garantu play-offin. Pastaj, në varësi të rezultatit pse jo mos me besu e luftu për vendin e parë, duke u varur nga rezultati i Zvicrës. Do të kishte qenë mirë një finale për kualifikim direkt në Prishtinë.

Tabela tregon që Kosova ka bërë më mirë se Sllovenia, nuk e di ku e ka marrë atë vetëbesim. Edhe ne jemi ambicioz. Ne kemi katër pikë më shumë se Sllovenia momentalisht. Shpresojmë për fitore deri në momentet e fundit. Siç shpresojnë e gjithë Kosova për mua, edhe unë shpresoj që të shënoj gol ndaj Sllovenisë”,

Ndeshja Slloveni – Kosovë do të luhet nesër me fillim nga ora 20:45 në “Stozice Stadion”.

“Daradanëve” iu nevojitet një pikë që të sigurojnë vendin e dytë në grup dhe play-offin e Kupës së Botës./IndeksOnline/