75 Mall Live Search
16:03 / E Shtunë, 06 Janar 2024 / Gj. Sh

Vedat Muriqi tani mund të “luaj dathë”, Spanja njeh pasaportën e Kosovës

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi para disa muajsh ishte ankuar në mediat e huaja se vendi ku ai luan, Spanja nuk njeh pasaportën e vendlindjes së tij dhe kjo i paraqet problem të madh.

Mirëpo sot është bërë e ditur se kosovarët mund të udhëtojnë pa viza edhe në shtetin e Spanjës, shkruan Indeksonline

Dhe kjo sigurisht që i bën mirë sulmuesit kosovar, i cili e ka pasur problem të pajiset me leje qëndrim në Mallorca.

Vedat Muriqi vendimtar në fitoren e Mallorcas kundër Real Madridit

“Flasin kundër racizmit, por pikërisht kjo është racizëm. Më shqetëson mosnjohja e Kosovës”, ishin fjalët e Muriqit para se Kosova të pajiset me viza nga Bashkimi Europian.

Kujtojmë që sulmuesi kosovar tani do ta ketë më të lehtë dhe familjarët e tij mund të udhëtojnë drejt Spanjës pa pasur problem.

Muriqi momentalisht është i lënduar dhe nuk rikthehet në fushë deri në muajin e ardhshëm (shkurt). Ai kishte pësuar dëmtin gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar, në ndeshjen mes Kosovës dhe Izraelit./Indeksonline/