13:32 / E Shtunë, 23 Korrik 2022 / Gj. Sh

Vedat Muriqi theu rekordin e Samuel Eto’o, kosovari u bë transferimi më i shtrenjtë i Mallorcas

Vedat Muriqi u rikthye edhe njëherë tjetër te Mallorca, por kësaj radhe jo si i huazuar.

Të premten, klubi spanjolli e zyrtarizoi blerjen e sulmuesit prizrenas nga Lazio – teksa lojtari nënshkroi kontratë pesë-vjeçare.

https://platform.twitter.com/embed/Tweet.html?creatorScreenName=gazetaexpress&dnt=false&embedId=twitter-widget-0&features=eyJ0ZndfdHdlZXRfZWRpdF9iYWNrZW5kIjp7ImJ1Y2tldCI6Im9mZiIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0ZndfcmVmc3JjX3Nlc3Npb24iOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd190d2VldF9yZXN1bHRfbWlncmF0aW9uXzEzOTc5Ijp7ImJ1Y2tldCI6InR3ZWV0X3Jlc3VsdCIsInZlcnNpb24iOm51bGx9LCJ0Zndfc2Vuc2l0aXZlX21lZGlhX2ludGVyc3RpdGlhbF8xMzk2MyI6eyJidWNrZXQiOiJpbnRlcnN0aXRpYWwiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X2V4cGVyaW1lbnRzX2Nvb2tpZV9leHBpcmF0aW9uIjp7ImJ1Y2tldCI6MTIwOTYwMCwidmVyc2lvbiI6bnVsbH0sInRmd19kdXBsaWNhdGVfc2NyaWJlc190b19zZXR0aW5ncyI6eyJidWNrZXQiOiJvZmYiLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3VzZXJfZm9sbG93X2ludGVudF8xNDQwNiI6eyJidWNrZXQiOiJmb2xsb3ciLCJ2ZXJzaW9uIjpudWxsfSwidGZ3X3R3ZWV0X2VkaXRfZnJvbnRlbmQiOnsiYnVja2V0Ijoib2ZmIiwidmVyc2lvbiI6bnVsbH19&frame=false&hideCard=false&hideThread=false&id=1550546528586334208&lang=en&origin=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fvedat-muriqi-theu-rekordin-e-samuel-etoo-kosovari-u-be-transferimi-me-i-shtrenjte-i-mallorcas%2F&sessionId=be172d00f636c6c139c1e85c5a01d1905365c5eb&siteScreenName=gazetaexpress&theme=light&widgetsVersion=6da0b7085cc99%3A1658260301864&width=550px

“Corriere dello Sport” ka raportuar se kjo marrëveshje është mbyllur me një vlerë totale prej 10-11 milionë eurosh.

Lazio thuhet se i ka të garantuara 8 milionë euro, teksa 2-3 milionë euro të tjera janë të parapara në formë të bonuseve.

Nëse kjo është e saktë, atëherë Vedat Muriqi i bie që të jetë blerja më e shtrenjtë në histori të Mallorcas – madje duke kaluar edhe ish-sulmuesin e njohur Samuel Eto’o.

Klubi spanjoll për kamerunasin kishte paguar 7.20 milionë euro në janar të vitit 2000, kur e kishte transferuar nga Real Madridi.

Kjo tregon rëndësinë e jashtëzakonshme të reprezentuesit të Kosovës për Mallorca, pasi ai la gjurmë të mëdha pas vetëm një gjysmë-sezoni, si i huazuar nga Lazio.

28-vjeçari regjistroi 17 paraqitje në total, teksa shënoi pesë gola dhe shtoi tri asistime. Kështu, Muriqi e ndihmoi Mallorcan të siguronte mbijetesën.