Vedat Muriqi tregon fajtorin e barazimit
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka akuzuar kundërshtarin për çasje defanzive në lojë, derisa tha se i mungoi eksperienca djelmoshave të Bernard Challandesit.
Kosova barazoi 1-1 me Bullgarinë në kuadër të Grupit A, në kualifikimet për “Euro2020”.
“Dardanët” dominuan takimin, por nuk arritën të thyenin më shumë se një herë mbrojtjen kundërshtare.
“Faktikisht, edhe ju e patë që veç në mbrojtje [luajti Bullgaria], me kundërsulme sulmuan, morëm një gol prej kronerit,” tha ai për Super Sport.
“Kemi zotëru gjithe lojën, kemi pasë shumë raste, patëm edhe shtyllën, ne kemi më pak përvojë.”