Vedat Muriqi zbulon skuadrën ku deshi të transferohej para se të kalonte te Fenerbahçe
Vedat Muriqi po kalon formë jetësore me Fenerbahçen dhe është bërë lojtari kyq i ekipit turk.
Mirëpo, Fenerbahçe nuk ishte zgjedhja e parë e prizrenasit.
Ai në një intervistë për “Sabah”, tregoi ekipin që ka pasur dëshirë të transferohej.
“Për të qenë i sinqertë, klubi që doja të vija fillimisht nuk ishte Fenerbahçe, Liga e Kampionëve ishte më atraktive” u shpreh Muriqi duke iu referuar skuadrës së Galatasarayt, rivalit të Fenerbahçes./Indeksonline/