14:11 / E Martë, 15 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vedati i “Stupcave” krenar për ndeshjen e mbrëmshme, beson në kualifikimin e Kosovës

Aktori i njohur i humorit, Vedat Osmani njihet si përkrahës i madh i ekipit të Kombëtares së Kosovës.

Ai është i pranishëm në çdo ndeshje që ata zhvillojnë, ndërsa emocionet e tij i shpreh në mënyra të ndryshme dhe shpesh herë janë motivuese, shkruan Indeksonline.

Vedati ishte i pranishëm edhe në ndeshjen e mbrëmshme që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në të cilën Kosova fitoi me rezultat 2 me 0.

Aktori ka publikuar sot një fotografi ku shihet duke e përqafuar futbollistin Edon Zhegrova përkrah të cilit tregon se beson në kualifikimin e Kombëtares.

“Unë Biri yt Kosovë shihemi në euro 2020”, ka shkruar Vedati në mbishkrimin e fotos./Indeksonline/