Vedati i Stupcave përkrah Policisë së Kosovës: Gjithmonë tregojnë profesionalizmin e tyre në detyrë
Vedat Bajrami ka treguar edhe një mbështetjen dhe respektin e tij për Policin e Kosovës.
Aktori i njohur i humorit ka thënë se edhe në ndeshjet ndërkombëtare të Kombëtares së Kosovës janë policia ata që po tregojnë përkrahjen maksimale gjë që po krijon siguri dhe rend, shkruan Indeksonline.
Aktori i cili është vazhdimisht present në ndeshjet e Kombëtares në futboll, përmes një statusi në Instagram ka shprehur gjithë falënderimin e tij për policinë.
“Për Fitorën e Kosovës, një përkrahje maksimale vjen gjithmonë nga Policia e Kosovës për profesionalizmin e tyre në detyrë”, ka shkruar Vedati ku shihet përkrah disa policëve./Indeksonline/
