11:49 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vedati i ‘Stupcave’ thumbon serialet vendore: Me femra seksi nuk joshet publiku!

Janë bërë të shumta serialet televizive në vendin tonë, shumica nga to komike.

Por, janë ‘Stupcat’ ata që vazhdojnë të mbeten tejet të pëlqyer nga ana e audiencës.

Derisa përgjatë viteve të tyre, ata nuk u ndanë asnjëherë, ndërsa kanë futur në projektet e tyre edhe disa aktorë të rinj, të cilët u bënë të famshëm falë roleve të tyre, shkruan Indeksonline.

E, derisa në serialet e tjera shohim mjaftë femra atraktive, të cilat as që kanë ‘lidhje’ me aktrim, aktorët e serialit ‘Egjeli’ këtë nuk e kanë bërë asnjëherë. Madje Vedat Bajrami, në një intervistë për ‘Seven Bizz’ thotë që sot s’mund ta joshësh publikun me trup, por me vijë dramaturgjike.

“Nuk mundesh me rrit shikueshmërinë t’u marrë femna seksi dhe t’u e pas qat qëllim, ndoshta serialet tjera e bëjnë, duke hap konkurs ose i hapin rrugë serialit për kah ana seksuale. Sot s’mundesh me josh publikun as me trup e as me kurgjo. Sot e josh me vijë dramaturgjike, me tru dhe me punë”, është shprehur aktori./Indeksonline/