75 Mall Live Search
18:59 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vedati më i madh se Stambolli, triumfon në derbin ndaj Beshiktash

Fenerbahce ka mposhtur Besiktashin me rezultat 3-1 në derbin e madh të Stambollit, në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës turke.

Vedat Muriqi ishte njëri nga më meritorët për këtë fitore të skuadrës së tij, shkruan Indeksonline.

Kruse nga penalltia (23′) dhe Tufan (32′) ishin golashënuesit e parë të Fenerit në ndeshjen e sotme.

Beshiktashi ngushtoi rezultatin në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë me anë të Hutchinson.

Golin e tretë për Fenerbahcen e shënoi futbollisti më i mirë i Kosovës, Vedat Muriqi në minutën e 58-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Fenerbahce është në vendin e tretë me 28 pikë, një më shumë se Beshiktashi dhe gjashtë më pak se pozita e parë që e mban Sivasspor. /IndeksOnline/