21:30 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / AR

Vedati pyet Gresën çka është “çejzi”, modelja habit me përgjigjen

Banorja e Big Brother VIP Kosova, e cila jeton prej kohësh në Itali, ka befasuar me një përgjigje që i ka dhënë Vedatit gjatë mbrëmjes së sotme.

“A e din ti se çfarë është çeizi?”, ka qenë pyetja e Vedatit drejtuar Gresës.

Ndërkohë, Gresa nuk e ka ditur kuptimin e kësaj fjale, teksa ka thënë se sipas saj do të thotë “djathë”.

Vedati i surprizuar nga përgjigja e Gresës, ka filluar menjëherë ta shndërrojë bisedën në shaka.

“Shih djathë, duke ardhur kjo me një kile djathë, e pyesin ata se çfarë ke nga qeizi, e kjo duke i thënë ‘quatro formaggi’”, ka thënë Vedati pos tjerash.

Gjithsesi, për më shumë detaje rreth kësaj bisede që do të ju bëjë të qeshni, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.