Vedati uron Prishtinën në 21 vjetorin e Çlirimit

Aktori i famshëm i humorit, Vedat Bajrami ka uruar Ditën e Çlirimit të Prishtinës.
Në një postim në Instagram ai ka shprëndarë disa fotografi prekëse me refugjatë nga lufta 1998-1999.
“Urime Dita e Çlirimit të Prishtinës. Sot u bënë̈ 21 vjet nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës 1998-1999 rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin nga Kosova njeri prej tyre isha dhe vet.
Urime Kosovë. Nato-UQK”, ka shkruar aktori në mbishkrimin e postimit.
Ndryshe, Vedati bashkë me dy kolegët e tij të “Stupcave”, Osmanin dhe Mensuri së fundi kanë filluar projektin “Oda e Stupcave”./Indeksonline/