22:26 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Vehbi Kajtazi: Veliu vazhdon të jetë ndër personat më të fuqishëm në LDK

Analisti, Vehbi Kajtazi, në “Debat Plus” ka folur për kandidatët për deputetë nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se lista e LDK-së është krejtësisht listë jopopulliste.

Kajtazi vlerësoi se Agim Veliu vazhdon të jetë ndër personat më të fuqishëm në LDK.

Ndërsa ndër 110 kandidatët për deputetë, Kajtazi veçoi disa prej tyre më në detaje duke thënë se është e vështirë të përzgjedhen 5 kandidatë për të votuar, transmeton IndeksOnline.

“Lista e LDK-së është krejtësisht listë jopopulliste. Njerëzit që janë, mënyra si komunikojnë, gabimet që i kanë bërë edhe në komunikim public për këtë kur e sheh nuk mundesh të thuash “ëoë” nuk bën, por është ajo fryma e LDK-së që dominon tash e disa vite, për këtë aryseje emrat duhet të shihen veç e veç. LDK-ja është ajo umbrella që i mban aktiv në politikë, që mban njëfar balance. Shihet ndikimi i Avdullah Hotit, duke i parë edhe emrat e kabinetit të tij. LDK-në dhe listën e saj duhet me pa me fuqinë politike dhe elektorale që kanë në zonat e caktuara.Rënditja e numrave nuk shumë rëndësi. E veçoj z.Agim Veliun pasi ka qenë cak i sulmeve gjatë gjithë vitit për prishjen e koalicionit me VV, shumë kush ka pritur që nuk ka me hy fare aty por unë kam prit pasi s’ka pas si me ndodh ndryshe. E kisha veçuar edhe Arben Gashin, Lumir Abdixhikun, Shkëmb Manaj, Ibrahim Makolli, Armend Zemaj, Jetlir Zymberaj”, tha ai./IndeksOnline/