20:59 / E Martë, 02 Gusht 2022 / OSH

Vela: Dera e Presidencës është çdoherë hapur për ata që dëshirojnë të kontribuojnë

Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela ka ftuar për bashkëpunim gjithë subjektet e spektatorit politikë kur janë në pyetje temat e mëdha si dialogu.

Vela përmes një postimi në twitter, ka kritikuar në mënyrë indirekte qasjen e liderëve të subjekteve opozitare në raport me ngjarjet në veri.

“Përkundër zhurmës së “pakoordinuar”, puna e koordinuar me aleatët vazhdon. Është mirë që ca politikanë të ri të jenë më guximtar dhe parimor sepse bashkimi rreth temave kombëtare na bënë më të fortë. Dera e Presidencës është çdoherë hapur për ata që dëshirojnë të kontribuojnë”, ka shkruar Vela.

Kujtojmë pas ngjarjeve në veri të vendit presidentja kishte ftuar një takim me përfaqësues të subjekteve politike derisa, partitë opozitare kishin refuzuar pjesëmarrjen.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, si dhe ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla kanë realizuar takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.