Veldin Hoxha afër largimit nga futbolli kroat, Rijeka-s i ofrohen 3 milionë euro nga skuadra arabe

Futbollisti shqiptar, Veldin Hoxha është afër largimit nga elita e futbollit të Kroacisë.
Siç raportojnë mediat kroate, futbollisti i Rijekës është afër të largohet pasi ka marrë një ofertë të mirë nga Shtetet e Bashkuara Arabe, shkruan Indeksonline
Klubi i Al Jazira ka ofruar plotë 3 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.
Hoxha është rritur në futbollit kroat, ku ka qenë pjesë e Akademisë së Rijeka-s që nga viti 2017, por një aventurë jashtë Kroacisë do ishte e mirë për të.
Mesfushori sezonin e kaluar zhvilloi 44 ndeshje në të gjitha garat me Rijekan, duke shënuar kështu gjashtë gola dhe dy asiste./Indeksonline/
VELDIN HODŽA TO THE UAE?
— Croatian Football (@CroatiaFooty) July 26, 2024
Rijeka's midfielder is close to moving to the UAE, but nothing is done yet. Everything is pointing to him leaving for the Middle East.
Al Jazira have offered Rijeka €3m for the 21-year-old midfielder, as per Germanijak.#Hodža #Rijeka #AlJazira pic.twitter.com/jXZg8cJovF