75 Mall Live Search
23:42 / E Diele, 05 Tetor 2025 / AR

Velekinca mbështet fuqishëm Alban Hysenin: “Fitorja e 12 tetorit është e jona”

Në një takim të zhvilluar sot në Velekincë, banorët shprehën mbështetje të madhe për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, njëherish kryetarin aktual, Alban Hyseni.

“Velekinca foli fuqishëm dhe qartë: fitorja e 12 tetorit është e jona!”, shkroi Hyseni në postimin në ‘Facebook’.

Ai falenderoi qytetarët për entuziazmin dhe mbështetjen, duke premtuar projekte konkrete për zhvillimin e komunitetit.

Një nga premtimet kryesore është ndërtimi i një çerdheje moderne në Velekincë, me standarde të larta për fëmijët e zonës. Hyseni theksoi se ky është vetëm një hap drejt një të ardhme më të ndritshme për Gjilanin.

Takimi përfundoi me mesazhin “BASHKË ❤️” dhe hashtagun #BASHKËpërGjilanin, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre./Indeksonline/