75 Mall Live Search
09:32 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Veliaj dhe Cana për iftar në një nga qendrat sociale në Tiranë

I pari i Tiranës Erion Veliaj bashkë me ish-kapitenin Lorik Cana kanë ngrënë iftar bashkë me shumë qytetarë të besimit islam në kryeqytetin shqiptar.

Në një nga qendrat sociale që ofron iftar për të gjithë besimtarët myslimanë, Veliaj dhe Cana uruan që t’i pranohet agjërimi të gjithëve, transmeton Indeksonline.

“Kënaqësi e madhe për ne, kur na bashkohet një ikonë kaq me rënësi e futbollit shqiptar në darka të tilla të begata dhe të paqta”, tha Veliaj./Indeksonline/