10:07 / E Mërkurë, 24 Prill 2024 / L K

Veliaj i uron ditëlindjen ish-presidentit Thaçi: Luftëtar i lirisë dhe i përparimit të Kosovës


Ditën e sotme ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ditëlindjen.

Në këtë ditë të shënuar nuk ka munguar një urim i veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Përmes një fotografie që postoi në rrjete sociale, Veliaj shkruan se Thaçi është luftëtari për lirinë dhe përparimin e Kosovës./abcnews.al

“Gëzuar ditëlindjen Hashim Thaçi, Presidentit dhe luftëtarit për lirinë dhe përparimin e Kosovës”, shkruan Veliaj.

Më herët, kryebashkiaku Veliaj e ka vizituar Thaçin edhe në burgun e Hagës.