Veliaj: Kush na shan le të hidhet nga ballkoni

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka habitur të gjithë kur foli gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak duke ironizuar vdekjen e gazetarit Kastriot Myftaraj.
Në fjalën e tij të Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se do të bënte nënshkrimin e një marrëveshjeje me një grup të rendësishëm turistik për kthimin në hotel të njërës prej ndërtimeve të larta në qendër të Tiranës.
E pikërisht në këtë moment lëshoi edhe “komentin” për gazetarin e ndjerë që vendosi t’i jepte fund jetës.
“Ua them këtë, për gjobaxhinjtë, se Tirana do të rritet. S’mund të themi duam turistë, por nuk kemi hotele, apo dua arsim profesional, por s’kam vende pune. Do hotele? Do i ndërtosh. Do arsim profesional? Do i gjesh vendin ku do të punojnë se s’ka se si të ndodhë ndryshe. Ne te kjo çështja e gjobave (të portaleve sh.r) nuk pyesim. Bëj ç’të duash, hidhu edhe nga ballkoni po deshe, siç po ndodh me këta të lajmeve të rreme dhe shpifjeve. Te ne funksionon: Më pyet, të përgjigjem, por me gjoba jo. Ua them këtë që të dini se çfarë vjen, nga tani deri në zgjedhje do të keni vetëm gjoba,”- tha Veliaj.