75 Mall Live Search
08:19 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Veliaj: Një qytet i mirë nuk duket sa here bie, por sa shpejt ringrihet

Kryetari i kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, Erion Veliaj përmes disa fotografive në twitter ka treguar gjendjen e qytetit, një javë pas tërmetit .

“Pas nje jave sfiduese, Tirana i kthehet normalitetit! Nje qytet i mire nuk duket sa here bie, por sa shpejt ringrihet”, tha Veliaj në postimin e tij.

Sipas kryetarit të kësaj komune i cili e kishte marrë shembull ceremoninë e dasmës që kishte marrë pjesë, thuhet se jeta vazhdon edhe pas sfidave që i kanë kaluar.

Përndryshe Shqipëria ka përjetuar një tërmet prej 5.8 ballësh, para një jave me datë 21 shtator, i cili ka shkaktuar dëme materiale si dhe disa lëndime në njërëz. Për fat të mirë askush nuk ka vdekur si pasojë e këtij tërmeti.

Postimi i plotë:

Jeta vazhdon…! Urime Brisida & Elis

Pas nje jave sfiduese, Tirana i kthehet normalitetit! Nje qytet i mire nuk duket sa here bie, por sa shpejt ringrihet! ?❤️?

#TiranaStrong ? #ResilientCity