75 Mall Live Search
17:26 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

Velipojë, peshkatari gjen të mbytur në det 18-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në plazhin e Velipojë.

Një vajzë rreth 18 vjeç është gjetur e mbytur në det nga një peshkatar.

Ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës.

Sipas të dhënave të para nuk ka denoncim nga familjarë deri më tani për humbjen e ndonjë personi.