75 Mall Live Search
17:28 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Veliu: Anton Quni s’e ka pëlqimin e LDK-së për ofertën, Kurti është frikacak dhe tepër antiamerikan

Mesditën e sotme nisi seanca e mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Derisa deputetë nga të dy partitë, i adresoheshin me gjuhë të ashpër njëra-tjetrës, duke akuzuar për situatën e tanishme politike dhe prishjen e koalicionit, Anton Quni nga LDK tha se do ta merr përsipër të flas me Isa Mustafën për t’i dhënë një mundësi Albin Kurtit.

Quni ia bëri një ofertë Kurtit, derisa tha se e ka kohën ta shfrytëzojë orën e pauzës.

Por, nënkryetari i LDK-së Agim Veliu tha se Quni nuk e ka pëlqimin e LDK-së për propozimin që ka bërë, përcjellë Indeksonline.

“Jo, nuk e ka pëlqimin e LDK-së, ai është propozim personal dhe s’ka asnjë autorizim me nxjerrë oferta në kohën kur zhvillohej debati për mocion.

Duhet ta dini, e kam thënë edhe më herët, s’është problemi të sharkimi im, problemet janë të tjera, janë më të thella. Ky ka qenë një pretekst i Kurtit për t’u fshehur në mënyrë tinëzare si një frikacak siç është ai”, tha Veliu përmes një linje telefonike në Debat Plus.

Ai shtoi se Kurti ka pasur mundësi t’i shqyrtoi ofertat në afat të caktuar dhe s’e ka bërë.

“Ato kërkesa ai i ka pas me afat të caktuar, nuk i ka përmbush. Ai ka probleme të tjera më të mëdha se nuk duhet të vazhdojë të qeverisë më tutje me vendin.

Me Albin Kurtin, LDK s’mund të qeverisë. Kurti është tepër antiamerikan”, përfundon Veliu.