75 Mall Live Search
10:07 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / OSH

Veliu dënon ashpër sulmin ndaj policit që mbet i plagosur nga hajnat

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur me armë zjarri nga disa persona që po tentonin të grabisnin para nga një bankomat, në Prishtinë. Rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në një qendër tregtare në lagjen “Veternik”.

Për këtë ka reaguar ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se sulmet ndaj zyrtarëve policorë janë të papranueshme dhe Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve të saj dhe shprehu gatishmërinë që të përkrahë punën e palodhshme të tyre.

Postimi:

Ministria e Punëve të Brendshme dhe unë si ministër me shqetësim të madh pranuam lajmin për plagosjen e zyrtarit policor sot në mëngjes.

Sulmet ndaj zyrtarëve policorë janë të papranueshme dhe Ministria e Punëve të Brendshme dënon ashpër çdo sulm ndaj zyrtarëve të saj dhe shpreh gatishmërinë që të përkrah punën e palodhshme të tyre.

Policia e Kosovës është shembull për punën, përkushtimin, integritetin dhe profesionalizmin, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, mirëpo ajo po goditet shumë herë nga ata që për interes kanë destabilizimin, kaosin dhe përfitimet nga aktivitetet kriminale.

Secili zyrtar policor është një kujtesë e rreziqeve me të cilat përballet policia jonë gjatë shërbimit ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së rendit dhe sigurisë.

Shoqëria jonë duhet t’i dënojë këto akte dhe të bashkëpunojë ngushtë me Policinë e Kosovës në parandalimin dhe zbulimin e rasteve të tilla.

Zyrtarët policorë në baza ditore vënë jetën e tyre në rrezik për mirëqenien tonë, andaj respekti, integriteti, profesionalizmi i tyre na bënë krenar dhe obligues të gjithve për mbështetjen dhe ndihmën e pa rezervë për policinë tonë.

Me këtë rast, unë si ministër i Punëve të Brendshme i urojmjë shërim të shpejtë zyrtarit policor, po ashtu urojmë që rastet e tilla të mos përsëriten më dhe ofroj mbështetjen time të plotë Policisë së Kosovës dhe organeve të tjera përgjegjëse për zbardhjen e rasteve të tilla sa më shpejt.

Ju na mbani të sigurt dhe jepni çdo gjë nga vetja juaj, falemnderit për guximin dhe përkushtimin tuaj!