Veliu dështon të transferohet te Beshiktashi

Valmir Veliu nuk do të largohet nga Llapi në këtë afat kalimtar.
Klubi llapjan ka qenë në negociata për disa ditë me Beshiktashin.
Tahir Batatina ia kishte kërkuar ekipit turk 450 mijë euro për shërbimet e mesfushorit, por ishte i gatshëm ta lëshonte edhe për çmim më të lirë.
Indeksonline mëson se transferimi ka dështuar dhe Veliu do të mbetet te Llapi deri në përfundim të këtij edicioni.
Një zyrtar i Beshiktashit e kishte monitoruar 21-vjeçarin muajin e kaluar gjatë ndeshjeve miqësore që Llapi zhvilloi në Turqi.
/Indeksonline/