17:08 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Veliu: Do ta rrisim numrin e personave me nevoja të veçanta në Policinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së personave me nevoja të veçanta, Agim Vatovci.

Me këtë rast ministri Veliu ka theksuar se është i interesuar që në Policinë e Kosovës dhe agjencitë tjera vartëse të MPBAP-së, të rris numrin e personave me nevoja të veçanta duke u bazuar në ligjet ne fuqi.

Në anën tjetër z. Vatovci falënderoi ministrin Veliu për përkrahjen e dhënë deri tani të këtyre personave, duke theksuar se tashmë një numër i konsiderueshëm i këtyre personave është i përfshirë në Policinë e Kosovës.