22:05 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Veliu: Të provojmë me Vetëvendosjen pastaj shohim me opsionet e tjera

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, në një lidhje direkte ka thënë se do të tentojnë të bëjnë marrëveshje për koalicion bashkëqeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan IndeksOnline.

I pyetur se a do të shohin ndonjë bashkëpunim me partitë e tjera për koalicion apo preferojnë zgjedhje të reja, Veliu në T7 ka thënë se nëse nuk funksionon me këtë subjekt politik do të shqyrtojnë opsionet e tjera.

“Sigurtisht që nuk jam pengesë për një koalicion të tillë. E kam thënë më herët se në organet e partisë e kam dhënë mendimin tim. Cfarëdo vendimi që merret në organët me shumicë unë e respektoj, por i shprehi mendimet e mia.

Ne të përfundojmë bisedimet me VV-së dhe pastaj organet e LDK-së duhet të mblidhen dhe të japin fjalën e tyre”, ka thënë nënkryetari i LDK-së. /IndeksOnline/