75 Mall Live Search
12:46 / E Martë, 25 Gusht 2020 / indeksADMonline

Veliu e Qalaj takojnë Halil Kastratin, kjo ishte tema e diskutimit të tyre

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu ka pritur sot në një takim humanistin, Halil Kastrati.

Veliu tha se bashkë me të biseduan për projektet e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” si edhe mundësitë e bashkëpunimit midis dy palëve, duke nisur nga ofrimi i mundësisë për lëvizje të lirë gjatë angazhimeve të tyre, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Pata knaqësinë ta mirëprisja në takim humanistin, Halil Katrati.

Biseduam për pojektet e shoqatës “Jetimat e Ballkanit” dhe mundësitë e bashkëpunimit tonë, duke u nisur nga ofrimi i mundësisë për lëvizje të lirë gjatë angazhimeve të tyre.

Do të jemi gjithmonë në mbështetje të iniciativave që përmirësojnë jetesën e qytetarëve, veçmas atyre në nevojë.