22:49 / E Martë, 14 Korrik 2020

Veliu emërohet koordinator për luftimin e terrorizmit: Është përgjegjësi e imja ndaj qytetarëve!

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sot është emëruar në pozitën e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Veliu u zotua se do të angazhohet për të bërë më të mirën në këtë fushë, shkruan IndeksOnline.

Postimi:

Të dashur qytetarë,

Në mbledhjen e sotme Qeveria e Republikës së Kosovës më emëroi në pozitën e Koordinatorit Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Për ta kapitalizuar me punë të suksesshme besimin që më është dhënë do të bashkëveproj në koordinim të plotë me institucionet relevante, vendore e ndërkombëtare.

Me gjithë kapacitetin tim personal, e profesional, do të angazhohem për ta bërë më të mirën në një fushë me rëndësi për vendin.

Edhe kjo detyrë, si secila deri më tani, nuk është privilegj, por përgjegjësi karshi shtetit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Mos i humb