14:55 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

Veliu: Gjatë vitit 2019 pati mbi 6 mijë kërkesa për leje qëndrim dhe mbi 1 mijë e 444 kërkesa për viza

Ministri i Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka bërë të ditur se gjatë vitit 2019 në Divizionin për të huaj, viza dhe lejeqëndrim janë shqyrtuar 6 mijë e 800 kërkesa për leje qëndrim.

Gjatë të njëjtës periudhë kohore janë bërë 1 mijë e 444 kërkesa për viza, e në vitin 2020 janë shqyrtuar mbi 4 mijë kërkesa për leje qëndrim, raporton Indeksonline.

“Sot vizitova Divizionin për të Huaj, Viza dhe Leje Qëndrimi për të parë për së afërmi punën e këtij divizioni, i cili funksionon në kuadër të Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vendosjen për aplikimet për shtetësi.U njoftova me punën dhe procesin e aplikimit dhe u sigurova që kriteret dhe kërkesat ligjore janë dhe do të respektohen në të gjitha rastet pa dallim”, deklaroi Veliu./Indeksonline/