75 Mall Live Search
19:19 / E Shtunë, 08 Gusht 2020 / indeksADMonline

Veliu kërkon që Policia të patrullojë bashkë me KFOR’in në kufi me Serbinë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, u takua sot me komandantin e KFOR’it, Gjeneral Majorin Michele Risi, për të diskutuar lidhur me çështjen e futjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës, saktësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

MPB njoftoi se komandanti Risi vlerësoi lartë takimin duke u shprehur se takimet e tilla janë të qëlluara dhe mirëseardhura.

” Në ketë takim gjithashtu u tha se, që nga viti 2008, KFOR zhvillon patrullime të përbashkëta dhe të sinkronizuara me Ushtrinë dhe Xhandarmërinë Serbe, përgjatë vijës kufitare. Në ketë rast, pra, ky ka qenë vetëm një patrullim i përbashkët i KFOR-it dhe i Forcave te Armatosura të Republikës së Serbisë. Aktivitetet të tilla të sinkronizuara mbahen si me Forcat Serbe ashtu edhe ato të Kosovës, në mënyrë që të evitohet çfarëdo përplasje ndërmjet pjesëtareve të dy forcave”./IndeksOnline/