75 Mall Live Search
20:45 / E Mërkurë, 10 Qershor 2020 / indeksADMonline

Veliu në takim me Hazirin, tregon se për çfarë diskutuan

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur sot në takim kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.

Veliu tha se me mikun e tij diskutuan për projektet e përbashkëta që bashkërendojnë punën dhe veprimtarinë ndërmjet MPB-së dhe nivelit komunal, me theks të veçantë situatën aktuale të pandemisë COVID-19, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të pres në takim mikun tim, Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.
Diskutuam për projektet e përbashkëta që bashkërendojnë punën dhe veprimtarinë ndërmjet MPB-së dhe nivelit komunal, me theks të veçantë situatën aktuale të pandemisë Covid-19 dhe bashkëpunimin me Qendrën Operative Emergjente në Gjilan.