75 Mall Live Search
13:14 / E Hënë, 05 Tetor 2020 / indeksADMonline

Veliu në një takim për mbështetjen buxhetore, për zbatimin e reformës së administratës publike

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka mbajtur sot një takim me Këshillin e ministrave për reformën e administratës publike, në të cilin fillimisht kanë diskutuar për mbështetjen buxhetore për zbatimin e reformës së administratës publike.

Sipas tij, përmes Kornizës strategjike për reformën e administratës publike 2015–2020 është synuar përmirësimi dhe funksionimi i administratës publike dhe ofrimi i shërbimeve më të mira për qytetarët, njofton Klan Kosova.

“Në këtë takim u bë edhe prezantimi dhe miratimi i raporteve vjetore janar-dhjetor të vitit 2019 për zbatimin e Kornizës strategjike për RAP”-in.

“Gjithashtu diskutuam për Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa postdiplomike për Kosovën ku në veçanti u cekën temat për zbatimin e programit për bursa postdiplomike si edhe për bazën ligjore mbi punësimin e bursistëve sipas Ligjit për shërbyesit publikë”.