18:04 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Veliu për shkarkimin: S’më ka lënë përshtypje, s’ma ka lënë naj shenjë

Ka nisur mbledhja e kryesisë së LDK-së e thirrur nga kryetari Isa Mustafa, kjo pas shkarkimit të ministrit Agim Veliu nga kryeministri Kurti.

Veliu tashmë ka mbërritur në vendin ku do të mbahet mbledhja, ndërsa para mediave tha që s’i ka lënë përshtypje veprimi i Kurtit, madje as s’ja ka lënë ndonjë shenjë.

Ai madje tha se çdo gjë rreth koalicionit do të dihet pas mbledhjes, po ashtu edhe mendimi i tij do të bëhet publik./Indeksonline